Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha konfirmon bashkëpunimin me LSI për zgjedhje: Jemi në negociata dhe me partitë e tjera. Si do të quhet koalicioni

Berisha konfirmon bashkëpunimin me LSI për zgjedhje: Jemi në

Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar koalicionin me Lëvizjen Socialiste për Integrim në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Ai tha se me detajet po merren ekspertët e fushës. 

Berisha bëri me dije se është në negociata edhe me partitë e tjera të djathta, duke u shprehur optimist për dakordësi. Ish-lideri bëri me dije se koalicioni do të quhet 'Shtëpia e Lirisë'.

"Koalicioni do të quhet 'Shtëpia e Lirisë'. 'Shtëpia e Lirisë' do të ketë logon e vetë. Do mbështetet nga LSI dhe i gjithë spektri politik opozitar. Jemi në negociata për partitë e tjera. LSI është pjesë e këtij koalicioni dhe po shikohen modalitetet që parashikon ligji”, tha Berisha.

Ky i fundit u pyet nga gazetarët nëse do të ftojë të përjashtuarit nga kryedemokrati Lulzim Basha në vitin 2017, si Jozefina Topallin. Ish-lideri bëri me dije se do t’i ftojë dhe se ata do të japing kontributin e tyre në fushatën e zgjedhjeve të 6 marsit.

“Po unë do i ftoj ata dhe do kontribuojnë në këtë fushatë. Jemi të vendosur që hapja e PD ndaj atyre që kanë kontribute është një ligj i pandryshueshëm i Komisionit të Rithemelimit”, tha Berisha.

Ai zhvilloi sot një konferencë për mediat, ku prezantoi kandidatët me të cilat do të garojë në zgjedhjet e 6 marsit. Berisha foli edhe për procesin e votimit të primareve.

 

Të fundit