Flash News

Ditari i Opozitës

“Berisha kryetar i koalicionit”, KAS rrëzon kërkesën e Partisë së Lirisë

“Berisha kryetar i koalicionit”, KAS rrëzon kërkesën

Partika e Lirisë kishte depozituar në KAS kërkesën për regjistrimin e emrit të Sali Berishës si drejtues të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”.

“Në emër të koalicionit “Bashkë fitojmë”, si edhe të partive përbërëse të tij,  ju informoj për efekt të pasqyrimit korrekt të të dhënave të koalicionit, në fletën e votimit sipas parashikimeve të nenit, 98 të Kodit zgjedhor, se drejtues i koalicionit është deputeti Sali Berisha” thuhej në shkresën që mban firmën e përfaqësuesit të Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari.

Megjithatë pas një tërheqje rreth 20 minutash, KAS mori vendimin për rrëzimin e kërkesës për emrin e Sali Berishës krah koalicionit në fletët e votimit.

 

 

Të fundit