Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha kundër drejtimit kolegjial: Është shkatërrim i opozitës, PD-në e shpëtuan primaret

Berisha kundër drejtimit kolegjial: Është shkatërrim i

Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur kundër idesë së drejtimit kolegjial në PD. Berisha tha se për herë të parë këtë ide e ka hedhur ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe se ide të tilla e shkatërrojnë opozitën.

Berisha u shpreh se PD u shpëtua nga primaret, për të cilat tha se janë një bazë për bashkimin e forcave demokratike përveç dy pengjeve: Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj.

“Idenë e drejtimit kolegjial e ka dhënë për herë të parë guvernatorja Yuri Kim. Idetë e saj i konsideroj shkatërrimtare për opozitën. Unë di që drejtimi i forcës politike dhe çdo force politike buron nga gara e hapur dhe e ndershme, për të cilën nuk kam asnjë rezervë. Drejtimi kolegjial është vetëm një shkatërrim i një opozite.

Gjithçka zhvillohet nga viti 2017 gjer më sot është skenari i shkatërrimi i opozitës por të shkatërruar kombin shqiptar. Nuk ka filluar ky shkatërrim me shpalljen non-grata të Berishës, ka filluar me kontraktimin e McGonigal, njeriut më të fuqishëm të kundërzbulimit në SHBA dhe ka vazhduar me angazhimin e McGonigalit me fustan.

Kjo parti e provoi veten në këto zgjedhje, duke ia zhdukur emrin, kryetarin e koalicionit, duke ia zhdukur komisionerët, mblodhi mbi gjysmë milionë idealistë.

Çfarë e shpëtoi PD-në? Primaret e shpëtuan atë. Ndaj dhe përshëndes të gjithë ata deputetë të cilët mbështetën kandidatët e primareve, u ngritën mbi presionit primitive të Basha-Bravës dhe Edi Ramës dhe mbështetën kandidatët e primareve. Kjo bën një bazë për bashkimin e forcave demokratike, përveç dy pengjeve për të cilët nuk ia vlen të flasësh më për ta”, tha Berisha.

Të fundit