Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama ka dëshmuar se parlamentin është i aftë ta shumëzojë me zero

Berisha: Rama ka dëshmuar se parlamentin është i aftë ta

Kreu i PD, Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se ka dëshmuar se parlamentin është i aftë ta shumëzojë me zero.

Nga Kryesia e Kuvendit, pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Berisha thotë se kur asgjësohet parlamenti, do të thotë që opozita ka korrur fitoren më të madhe.

“Më vjen keq, fakti që janë futur në klandestinitet, është efekti më i fuqishëm i protestës opozitare.

Kur asgjësohet parlamenti dhe shndërrohet në fiktiv, shndërrohet në dixhital, do të thotë që opozita ka korrur fitoren më të madhe.

Do të thotë që Edi Rama ka dëshmuar se parlamentin është i aftë ta shumëzojë me zero”, u shpreh Berisha për gazetarët.

Të fundit