Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Kuvendi i 11 dhjetorit do të mbahet në ‘Air Albania’, do caktojmë datën e protestës së madhe

Berisha: Kuvendi i 11 dhjetorit do të mbahet në ‘Air

Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar se Kuvendi i 11 dhjetorit do të mbahet në stadiumin ‘Air Albania’.

Nga ‘Foltorja’ e Devollit, Berisha tha se është i vetmi vend ku mund të organizohet për të të treguar seriozitet.

I vetmi vend ku mund të mblidhemi për të treguar se jemi serioz, është Air Albania, por motin nuk e dimë. Partia e kombit më të madh në Evropë, gjerman, e ka Kuvendin me 930 delegatë. Basha e bëri Kuvendin me 7600 delegatë që të mos dinim se kush voton e kush jo. Ai vendosi në krye të PD-së, me metoda antidemokratike, një kryesi të emëruar prej tij.

Kryesia e PD-së, në shkelje flagrante, 60% është emëruar nga kryetari. De fakto është e paligjshme në parim dhe statut. Statuti kërkon që anëtari i kryesisë të votohet nga Këshilli Kombëtar me dy kandidatura dhe votë të fshehtë, tha Berisha. 

Berisha tha se pas miratimit të ndryshimeve statutore do të përcaktohet dita kur do të zhvillohet protesta e madhe kombëtare. 

"Në datën 11 demokratët do të jenë në këmbë më të fuqishëm se kurrë. Do të përcaktojmë pas saj ditën e madhe të protestës kombëtare në të cilën do të shpallim kërkesat tona deri në fitoren e plotë”, tha Berisha.

 

Të fundit