Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha replika me Manjën: Shko zgjidh qelinë, nuk do amnistohesh kurrë për krimet e tua elektorale

Berisha replika me Manjën: Shko zgjidh qelinë, nuk do amnistohesh

Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka replikuar me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.

Berisha iu drejtua Manjës nga Kuvendi duke i thënë se është më mirë të zgjedhë qelinë e burgut se ku do të shkojë pasi nuk do të amnistohet kurrë për krimet që ka bërë.

Berisha: Edhe njëherë dua t’i them kriminelit elektoral Manja që sot është në krye të burgjeve: shko dhe zgjidh qelinë. Të garantoj se nuk do të amnistohesh kurrë për krimet e tua të shëmtuara elektorale. Prandaj shko më mirë tani, zgjidhe vetë. Drejtësia vonon, po nuk harron dhe ti do të shkosh aty ku e meriton.
Kaq kam, përgjigja ime kjo është! Tani bëji një shkresë SPAK-ut që të arrestojnë Sali Berishën. Mos harro!

Të fundit