Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Marrëdhëniet e Ramës me ndërkombëtarët janë përmbysur për shkak të Ballukut

Berisha: Marrëdhëniet e Ramës me ndërkombëtarët

Nga punimet e Samitit të PPE, kreu i PD Sali Berisha foli për mediat ku deklaroi se marrëdhëniet e Edi Ramës me ndërkombëtarët, janë përmbysur për shkak të Belinda Ballukut.

“Çështja Belinda Balluku është çështja Rama. Marrëdhëniet me ndërkombëtarët dhe më shqiptarët të Edi Ramës janë përmbysur për shkak se dosja Balluku është dosja Rama. Dosja AKSHI është dosja familjare e Edi Ramës. Në këtë aspekt, Edi Rama është në rrethin e kuq dhe i pashpresë”, deklaroi Berisha.

Kryedemokrati foli edhe për protestën e 22 Marsit duke iu bërë thirrje shqiptarëve të ngrenë zërin deri në Evropë.

“Kështu që 22 marsi, këtu nga Brukseli shfrytëzoj rastin, nga ky moment historik siç ishte kremtimi i 50-vjetorit të PPE dhe samiti i liderëve kryesorë, kancelari Merz, Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Evropian dhe liderë të tjerë të pranishëm, pra shfrytëzoj këtë rast për t’u bërë thirrje shqiptarëve më 22 mars në kryengritjen tonë paqësorë të ngremë zërin fuqishëm, të ushtojë në Shqipëri dhe në Evropë dhe në botë zëri i protestës, zëri i kryengritësve paqësorë shqiptarë”, tha Berisha.

Të fundit