Flash News


Ditari i Opozitës

Berisha mbledh grupin, porosi deputetëve: Të përgatitemi për rezistencë të fuqishme!

Berisha mbledh grupin, porosi deputetëve: Të përgatitemi për

Sali Berisha ka mbledhur grupin demokrat pas seancës plenare që u mbajt në kaos ditën e sotme. Berisha iu ka thënë deputetëve se duhet te përgatiten per rezistence te fuqishme ne Parlament. 

“Parlamenti nuk mund të ketë asnjë minutë punë normale përvec debatit, mocionit me debat ndaj Ramës. Ky është si Parlament dhe duhet të pregatitemi për rezistencë të fuqishme në Parlament”, tha Berisha.

Ky i fundit përshëndeti edhe qëndrimin e tyre gjatë seancës së sotme. Berisha tha se Rama është duke u fshehur, ndërsa e akuzoi atë për korrupsion madhor.

“Ajo çka ndodh dy ditë me radhë, dëshmon se mazhoranca e krimit, e drogës, apo kupola e krimit dhe drogës, grusht kriminelësh, të tipit Balla, Rama, Gjinuri etj. Kur nuk ngrihen dhe kur kryetari i tyre fshihet prej tyre, para shqiptarëve, fshihet nga të gjithë përvecse doli për aktin mafioz e kriminal të Portit të Durrësit, janë dëshmi se Parlamenti e Shqipëria kanë nevojë jetike këtë betejë për përmbysjen e Edi Ramës.

Akti i tij i korruptimit të një prej zyrtarëve më të fuqishëm përbën akt armiqësor, akt turpërimi për cdo shqiptar. Ne nuk mund të pranojmë një kryetar qeverie, kryeministër si Edi Rama.
Të vijë aty tja tregojmë fytyrën sic e ka para gjithë shqiptarëve. Të vijë aty e të hapim debatin për këtë aferë të tmerrshme ku gjer në vesh janë të zhytur Balla, Gjiknuri”, tha Berisha.

 

Të fundit