Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha me shoqërinë civile: Regjimi blen zyrtarë, prokurorë, opozitarë; kanë para pafund

Berisha me shoqërinë civile: Regjimi blen zyrtarë,

Kryedemokrati Sali Berisha akuzon qeverinë Rama se arrin të blejë zyrtarë, gjykatës, prokurorë e opozitarë. 

Duke folur në tryezën me Shoqërinë Civile me temë 'Shqipëria në rrezik! Ç'duhet bërë?', Berisha tha se për t’i bërë ballë regjimit nevojitet një bashkim frontal.

Berisha: Ndaj këtij regjimi duhet një front se ky regjim është i pasur, para të pafundme. Secili prej jush di raste dhe unë di kur eksponentë të tij kalojnë nga një banesë në një tjetër, apo nga një zyrë në tjetrën duke blerë njerëz, duke blerë gjykatës, prokurorë, zyrtarë, opozitarë, jashtë çdo imagjinate. Regjimi nuk respekton asnjë ligj, asnjë rregull dhe kjo është një e vërtetë e madhe.

 

Të fundit