Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha me shqiptarët e Britanisë: Asnjë diktaturë nuk ka dëbuar shqiptarë nga Shqipëria se regjimi i Ramës

Berisha me shqiptarët e Britanisë: Asnjë diktaturë nuk ka

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një takim online me diasporën në Angli.

Berisha iu drejtua shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe duke i thënë se në Shqipëri është vendosur një diktaturë me të burgosur politik ku eksponentë të opozitës arrestohen.

Berisha ftoi diasporën t’i japin Edi Ramës përgjigjen që meriton.

“Rikthehemi në fushatën e ekstremistëve të majtë në SHBA dhe atë të Donald Trump. Fushata e të majtëve u bë më 1.6 miliardë dollarë me dorëshkrimin e Hollywoodit dhe elitës amerikane. Por asgjë nuk i mashtroi qytetarët amerikan. Jua dhashë këtë shembull për të mos u dekurajuar nga kryehajduti Edi Rama që me paratë publike krijon eventet më luksoze. Kjo diktuaturë nuk ka të ardhme. Ne do t’i dalim dhëmb për dhëmb asaj. Ne ishim në ditët e zeza të diktaturës komuniste.

Ne jemi të vendosur të ecim drejt fitores. Por në këtë periudhë, rëndësia e secilit prej jush dhe miqve tuaj në Britanin dhe vende tjera është e jashtëzakonshme. Ju keni në dorë të luani një rol përcaktues në zgjedhjet e ardhshmë me fitoren e opozitës. Kjo është një diktaturë me të burgosur politik më shumë se Rusia. Në Shqipëri liderët e partive opozitare janë të arrestuar ose në burg, njëlloj sin ë Tunizinë. Por ne të gjithë së bashku do i japim Edi Ramës përgjigjen që meriton. Asnjë diktaturë nuk ka dëbuar shqiptarë nga Shqipëria se regjimi i Edi Ramës. Vetëm më qëllim që të mbeten sa më pak kundërshtarë të tij në Shqipëri”, deklaroi Berisha.

Të fundit