Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha mesazh në 30-vjetorin e Partisë Demokratike: Nderim anëtarëve, simpatizantëve, mbështetësve dhe drejtuesve

Berisha mesazh në 30-vjetorin e Partisë Demokratike: Nderim
Foto Ilustruese/ Ish-kryeministri dhe njëherazi lideri historik i të djathtëve, Sali Berisha

Ish-kryeministri dhe njëherazi lideri historik i të djathtëve, Sali Berisha, ka uruar 30-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.

Teksa rishpërndan video-mesazhin e Bashës, Berisha shpreh nderimet për anëtarët, simpatizantët, mbështetësit dhe drejtuesit e saj në 3 dekada.

“Partia Demokratike ne 30 vjetorin e saj. Nderim anetareve, simpatizanteve, mbeshtetesve, drejtuesve te saj ne 3 dekada. sb”, shkruan Berisha.

“30 vjet më parë ne u ngritëm nga hiri i një vendi të dërrmuar. Bëmë gjithçka nën shembullin e heronjve, zërat e të cilëve kërkuan ndryshimin që ne sollëm.

Ne kemi arritur kaq shumë. Ne sollëm demokracinë, ne hapëm vende pune, ne zhvilluam ekonominë, ne ngritëm infrastrukturën anembanë vendit, ne futëm Shqipërinë në NATO, ne bëmë të mundur lëvizjen pa viza.

Ne jemi zëri i njerëzve që nga dita kur rrëzuam diktaturën komuniste, që nga ditët në shesh ne jemi në shërbimin tuaj.

30 vjet për ju, 30 vjet për demokracinë, 30 vjet për Partinë Demokratike, gjithmonë zëri i shqiptarëve”, thuhet në video-mesazh. 

Të fundit