Flash News
Proda kërkon rritje të buxhetit për Policinë e Shtetit
Berisha: Fitorja e Trump ka një rëndësi të jashtëzakonshme në Shqipëri, ndaj opozitës shqiptare u bë një grusht shteti
Korçë / Arrestohet mësuesi, ngacmoi s*ksualisht dy 14-vjeçare në WhatsApp
Apeli lë në fuqi vendimin, burg përjetë për Laert Haxhiun
Me pranga në duar, Beqaj mbërrin në Kuvend për të dëshmuar sërish te “Sterilizimi”
Berisha: Mirush Kabashi ishte mbret në skenë, u largua si Sokrati i kësaj kohe
Kryedemokrati Sali Berisha ka marrë pjesë në homazhet në nder të aktorit Mirush Kabashi, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.
Berisha shprehu vlerësim për Kabashin, duke thënë se “Sokrati” shqiptar ka lënë një trashëgimi edhe për brezat që do të vijnë.
“Erdha për të shprehur së bashku me mikun tim, Besnik Mustafaj, mirënjohjen tonë, admirimin e pakufishëm për gjeniun e skenës, filmit dhe teatrit, Mirush Kabashin.
Por, për Mirushin ka gjithnjë celebrim të asaj trashëgimie që ky len për ne dhe brezat që vijnë. Ai vërtet ndahet, por ndahet duke lënë një trashëgimi mahnitëse. Ai ishte mbret në skenë, ndoshta askush tjetër nuk arriti të sublimohet në interpretimet e tij, në personazhet që mori përsipër.
Ai, e them, u largua si Sokrati i kësaj kohe, në sensin që me Apologjinë e Sokratit, shënoi ndoshta kulmin e tij në skenën shqiptare, por edhe atë ndërkombëtare. Ndaj edhe njëherë ngushëllime më të ndjera familjes, respektin më të madh për veprën e pavdekshme të Mirush Kabashit”, tha Berisha.