Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Mosbindja civile në parlament, efekt i jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare

Berisha: Mosbindja civile në parlament, efekt i jashtëzakonshëm

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaron se mosbindja civile në parlament ka pasur efekt të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare.

Duke folur në takimin që mbajti sot me degën e PD në Gjirokastër, Berisha tha se bota e ka përcjellë së pari, si refuzim të Edi Ramës për tu kontrolluar.

Berisha: Mosbindja civile është një kthesë për PD, shënon një kthesë shumë të madhe.

Nëse përpara PD në situata të tilla bojkotonte parlamentin, kësaj here ajo vendosi të mos e bojkotojë, të mos e lëshojë parlamentin.

Faktikisht kjo mosbindje civile në parlament ka patur efekt të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare.

Është fituar në opinionin publik botëror një betejë jashtëzakonisht e rëndësishme. Mbarë bota e ka përcjellë së pari, si refuzim të Edi Ramës për tu kontrolluar. Por kjo kudo, për çdo njeri që ka abc e demokracisë dhe pluralizmit është e qartë se kjo është mohim i të drejtave themelore, kushtetuese të vendit. Është grusht shteti.

Nëse sovraniteti i jashtëm ka të bëjë me mbrojtjen e territorit të tij dhe vendimet e pavarura në raport me arenën ndërkombëtare, sovraniteti i brendshëm nuk është asgjë tjetër veç se e drejta e qytetarëve për të kontrolluar qeverinë e tyre. Ky është ligji.

Mbi këtë bazë krijohen komisione në mënyrë të pandërprerë, të vazhdueshme.

Thirren në komisione presidentë, familjarëve të presidentëve, ministra e me radhë. Ky e bllokoi këtë në mënyrë kategorike, 8 komisione për të mos u hetuar vetë.

Kjo betejë është frymëzuese për PD. Ajo mosbindje civile solli një sensibilizim të opinionit botëror ndër më të mëdhatë në memorien time 32 vjeçare.

Të fundit