Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Në 20 dhjetor protestë kombëtare në Tiranë, ka dy qëllime

Berisha: Në 20 dhjetor protestë kombëtare në Tiranë, ka

Ish kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se në 20 dhjetor pritet të organizohet protesta e parë kombëtare në Tiranë.

I ftuar në Opinion, Berisha tha se sic kishte paralajmëruar, protesta do të organizohet për dy arsye, kundër Ballkanit të Hapur në sajë të vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiç në Tiranë dhe kundër vjedhjes kombëtare.

Pjesë nga intervista:

Cfarë do ndodhë në 19 dhjetor?

President, kryeministër, themelues i PD, a nuk ju vjen keq që PS i ka zgjidhur krizat e saj me mjete politike, kurse PD është në stadin më qesharak?

Cfarë do ndodhë në 19 dhjetor?

Nuk ka diskutim që ishte krizë e rëndë e PD. Nëse e beni publike disa polle që dispononi, tregojnë një rënie përtokë pas zgjedhjeve. PD ra pas vendimeve të Bashës.

Kriza në mënyrë të pabesueshme u tejkalua, sot PD është përafërsisht në kutotën e 25 prillit, jo shumicë, falë revolucionit që ka shpërthyer.

Është ngjitur në mënyrën më të pabesueshme.

Kush është PD?

 

Demokratët u ngritën me thirrjen e një njeriu që kishte 8 vjet pa i takuar asnjëherë. Cfarë ishte kjo? Kjo ishte një thirrje e brendshme. Ata që mendojnë se u ngritën për interesat e mia personale, gabojnë. Masa është më e madhe 10 herë më e madhe se sa duket.

Më 19 dhjetor revolucioni do finalizohet me cbërjen e narkoshtetit. Kam një lajm për ju, 20 dhjetori është protesta kombëtare e shqiptarëve, ka dy qëllime kryesore, së pari, kundër Ballkanit të Hapur dhe protesta e vjedhjes kombëtare.

Protestë kundër Bashës apo Ramës?

Merr fund skenari armiqësor antishqiptar i Ballkanit të hapur.

Ky është ndryshim axhende..

Nëse kthehesh në foltore kisha paralajmëruar se do ketë protestë kombëtare. Thashë mos u nis në Tiranë për Ballkanin e hapur se populli do të presë me protesta se nuk pranojmë skenarë destabilizues.

Të fundit