Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Në ditët në vijim, demokratët do të marrin në dorë fatet e tyre  

Berisha: Në ditët në vijim, demokratët do të marrin

Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD, Lulzim Basha gjatë konferencave që kanë mbajtur me gazetarët.

Po ashtu, Berisha ka komentuar edhe qëndrimin e Bashës lidhur me ultimatumin për lirimin e zyrës në 5 janar.

Sipas Berishës, demokratët do të marrin në dorë fatet e tyre duke u bërë përmbarues të vullnetit të tyre politik.

Ne ditën e parafundit të vitit që po lëmë pas, shqiptarët dëgjuan njëri pas tjetrit buratinin e qeverisë dhe kukullën e tij që vazhdon të uzurpojë dhe për pak ditë PD në rolet e tyre 8 vjeçare. Si çdo vit buratini i qeverisë që kalon nga skandali në skandal, foli për suksese imagjinare, pasojat e të cilave kanë detyruar 500 mijë shqiptarë të largohen nga vendi. Në anën tjetër, kukulla e tij vazhdoi refrenin bajat të betejave që sapo kanë filluar dhe pas 8 vitesh humbjesh, deshtimesh dhe disfatash, u paraqitet shqiptarëve si ardhmja!

Sot aseti më i madh i Edi Ramës është Lulzim Brava sepse përmes tij, Rama nuk u ka vjedhur vetëm të tashmen dhe të ardhmen por mbi të gjitha shpresën! Arsyeja e vërtetë përse rregjimi më i korruptuar i Europës sapo ka siguruar mandatin e tretë është opozita e korruptuar e Lulzim Bravës dhe pazareve qe ai bën tash 8 vjet me sakrificat e demokratëve! Lulzim Brava ka humbur zgjedhjet, ka humbur qytetarët, ka humbur demokratët, ka humbur delegatët, ka humbur strukturat dhe vetë Partinë Demokratike, por i gënjen mendja se do mund të vazhdojë pazaret dhe marrveshjet e fshehta me Edi Ramën me vula dhe brava.

Kjo ka marrë fund! Në ditët në vijim, demokratët do të marrin në dorë fatet e tyre duke u bërë përmbarues të vullnetit të tyre politik. Koha kur sakrificat e tyre nëpërkëmbeshin për pazaret e Lulzim Bravës kanë marrë fund. Ditët e para të Vitit te Ri do të shënojnë ndarjen përfundimtare nga pazar-humbjet dhe rikthimin e shpresës tek qytetarët dhe demokratët për një opozitë të vërtetë dhe fituese”, thuhet në reagim.

Të fundit