Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha në mbështetje të pedagogëve: Rama i privoi nga marrja e gradave shkencore

Berisha në mbështetje të pedagogëve: Rama i privoi nga

Në mbledhjen e grupit parlamentar, kryedemokrati Sali Berisha u ndal edhe te deklaratat e kryeministrit Edi Rama se pedagogëve do iu kontrollohej pasuria.

Berisha tha se pedagogët nuk janë trajtuar siç duhej gjatë qeverisjes Rama. Sipas tij, qeveria iu privoi të drejtën nga marrja e gradave shkencore.

Duke theksuar rolin e rëndësishëm të pedagogëve në shoqëri, lideir i demokratëve akuzoi Ramën se i urren akademikët.

“Sot, elita e kombit tonë, e cila ka si shtëpi të saj, universitetet e vendit, është në grevë, është në protestë për kërkesat më elementare, që mund të paraqesë një trupë akademike.

Kjo elitë, në vitet e fundit u keqtrajtua në mënyrën më të pamerituar. Kjo elitë si në asnjë vend tjetër të Europës dhe botës, për tetë vite, u privua tërësisht nga procesi i gradimeve shkencore, që përbën shtyllën më kryesore të kërkimit shkencor në universitetet e të gjithë botës. Në doktoratura që drejtohen nga katedra dhe departamente, qëndrojnë universi i shpikjeve, i zhvillimeve, i studimeve shkencore të rëndësishme, dhe i lartësimit të godinës së dijes të çdo vendi.

Me një të rënë të lapsit, me një urrejtje të papërshkruar ndaj pedagogëve, ata u privuan nga ky funksion jetik për zhvillimin, përparimin, lartësimin, konsolidimin e tyre si elitë kombëtare.

Këtë e pësuan një lloj, demokratë, socialistë, të paparti, çfarë ishin pedagogë. E kemi ngritur dhjetëra herë në parlament një gjë të tillë. Institucioni i vetëm që vazhdonte doktoratura ishte institucioni që kishte dorëzuar një mega-ryshfet në qeveri. Pra një institucion privat. Institucionet publike nuk lejoheshin nga ministria që të udhëheqin doktoratura", deklaroi kryedemokrati.

 

Të fundit