Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Ne nuk jemi për bojkot, jemi parti e vlerave konservatore

Berisha: Ne nuk jemi për bojkot, jemi parti e vlerave konservatore

Jashtë Kuvendit, në një deklaratë për mediat, kreu i PD Sali Berisha deklaroi se opozita nuk është për bojkotin e zgjedheve të Tiranës.

Ai tha se PD është parti e vlerave konservatore dhe do të shfrytëzojnë çdo hapësirë për të realizuar qëllimet.

“Jo, është në variantin e dytë që u thashë. Ka bojkot ose jo-bojkot. Kjo është e gjitha! Ne nuk jemi për bojkot. Në qoftë se do bojkotonim në çdo gjë, ose do firmosnim vetë monizmin dhe për të marrë pushtetin, do të përdornim luftë guerile. Por ne nuk jemi për atë, ne jemi parti e vlerave konservatore. Ne nuk bojkotojmë, por shfrytëzojmë çdo hapësirë për realizimin e qëllimeve tona. Kjo hapësira janë të kufizuara, por aq sa janë, ne do i shfrytëzojmë. Unë e di gjithnjë se ka një mënyrë se do ishte më mirë bojkoti, por unë nuk besoj në atë”, deklaroi Berisha.

Të fundit