Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha në promovimin e librit “Shqipëria në rrezik”: Qëllimi i 7 korrikut, dorëheqja e Edi Ramës

Berisha në promovimin e librit “Shqipëria në rrezik”:

“Shqipëria në rrezik-çfarë mund të bëjmë” është libri i cili promovohet sot nga kreu i PD-së Sali Berisha dhe Shoqëria Civile. Një libër i paraqitur në formën e një traktati idesh për ‘shpëtimin e Shqipërisë’ nga shpopullimi dhe varfëria.

Berisha u shpreh në fjalën e tij se libri është një formë homazhi jo vetëm për përpjekjet e Shoqërisë Civile për mbrojtjen e kauzave, por edhe si një thirrje që qytetarët t’i bashkohen kauzave në protestën e thirrur nesër në orën 19:00.

“Libri është nga njëra anë një homazh, për kauzat e shoqërisë civile të cilët në kushte shumë të vështira kanë promovuar dhe mbrojtur këto kauza. Por nga ana tjetër është edhe një mesazh thirrje për të gjithë shqiptarët të bashkohen me këto kauza, të cilat kanë një emërues të përbashkët mbrojtjen e  lirive  të shqiptarëve. Është një nderim dhe homazh gjithashtu për ata që do të mbushin sheshin në një protestë të një rëndësie jetike për Shqipërinë, mbasi siç del çdo orë dhe çdo ditë Edi Rama dhe ekipi i tij abuzon me liritë dhe financat e qytetarëve shqiptarë. Temperaturat janë të larta, por më e lartë është edhe urrejtja popullorë për këtë dhunues të kauzave dhe lirive të qytetarëve. Libri është dëshmi gjithashtu e një serioziteti të madh me të cilin merret mbrojta e kauzave dhe së bashku me himnin e Renis Gjokës dhe Big Basta, ne do të ecim të pandalshëm në këtë rrugë sepse kjo qeveri nuk meriton të jetë në pushtet asnjë dhe një ditë të vetme”, tha Berisha.

Të fundit