Flash News

Ditari i Opozitës

Një ditë para protestës, Berisha me shoqërinë civile promovojnë librin “Shqipëria në rrezik”

Një ditë para protestës, Berisha me shoqërinë civile

Një ditë para protestës së 7 korrikut, lideri i PD-së, Sali Berisha me shoqërinë civile do të promovojnë librin, “Shqipëria në rrezik”.

Berisha ka organizuar një aktivitet, ku të gjithë bashkë do të paraqesin një traktat idesh për “shpëtimin e Shqipërisë” nga shpopullimi, varfëria dhe shkombëtarizimi.

Në tryezën e diskutimeve, fokusi do të jetë protesta e nesërme kundër qeverisë.

“Në ora 11.00 në Hotel Tirana International, shoqëria civile dhe Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike, të grupuar nën siglën e Frontit të Shpëtimit Kombëtar, organizojnë tryezën e tretë të debatit për daljen nga kriza.

Fokusi do të jetë protesta e 7 korrikut, vendimi për të cilën u mor në tryezën e dytë të organizuar nga Fronti. Nga kjo tryezë dhe diskutimet aty ka dalë edhe një libër që do të promovohet në takimin e sotëm. I titulluar “Shqipëria në rrezik- çfarë mund të bëjmë”, 40 aktivistë të shoqërisë civile dhe lideri demokrat, paraqesin një traktat idesh për “shpëtimin e Shqipërisë” nga shpopullimi, varfëria dhe shkombëtarizimi”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të PD.

 

Të fundit