Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Nesër do të dorëzojmë të gjitha dokumentet për regjistrimin e PD-së në zgjedhje

Berisha: Nesër do të dorëzojmë të gjitha dokumentet

Sali Berisha u shpreh se vendimi i Apelit është një histori turpi që nuk mund të pranohet kurrë dhe sapo të zbardhet, do të bëhet resurs në Gjykatën e Lartë. Kreu i Partisë Demokratike tha se nesër do të dorëzohen të gjitha dokumentet për regjistrim.

Ai gjithashtu u bëri thirrje deputetëve që të shkojnë të takojnë zgjedhësit e tyre.

"Rikthemi tek problemi i ditës, për të cilin jemi mbledhur. Në diskutimet e bëra në kryesi dhe grupe më të ngushta është arritur në përfundimin se vendimi i Apelit është një histori turpi që nuk mund të pranohet kurrë, ndaj dhe sapo të zbardhet në do të bëjmë rekurs, në Gjykatën e Lartë, Kushtetuese dhe në gjykatat Europiane të të drejtave të njeriut."


"Do të bëjë rekurs sepse që nga Roma antike e deri më sot, ku ka sunduar ligji kurrë nuk është bërë palë në një gjyq, ai që nuk ka qenë palë dhe së fundmi ai që në sallën e gjyqit deklaroi se nuk ishte palë. Palë pra ishte Edi Rama me Edlira Kokonën që e kishte përdorur si postiere për letrat dhe këto, e cila ka rekorde të vërteta mafioze, të një njeriu të korruptuar, të kapur me dosje të rënda kur ka qenë në poste të tjera, ndakj dhe ajo tregohet e prirur të kryejë çdo mision."


"Vetëkuptohet, nesër do të dorëzojmë të gjitha dokumentet për regjistrim. Vendimi i gjykatës deri sa të vendosë gjykata më e lartë, sepse ky vendim është plotësisht i rikursueshëm në natyrën e tij. Por ka një arsye tjetër po kaq të fortë."

"Kodi zgjedhor në nenin 64, pika 2, b; përcakton që partia politike të regjistrohet, detyron që të jetë emri i kryetarit të Partisë, Adresa dhe gjithçka tjetër rreth tij. Në deklaratën e tij se nuk do të blejë vota, nuk ka parashikuar se kryetari është i blerë vetë. Se çfarë ndodh?"

"Edi Rama e mban dhe Lulzim Basha në një akt vetëposhtërimi të paimagjinueshëm, pasi e detyruan deputetët të japë dorëheqjen dhe e dha dorëheqjen, që nga marsi e deri më tani, tani i thotë Edi Rama që nuk ke dhënë dorëheqjen, je kryetar dhe e ngarkon me detyrë, meqenëse banaliteti shkon gjer në qiell, po u paraqite ti si kryetar, vetëm për të emëruar Enkelejdin kryetar."

"Për të autorizuar Enkelejdin në emrin tënd, Alibashën në emrin e tij. Kjo është skema. Unë besoj se KQZ-ja nuk do të pranojë kurrë një gjë të tillë. Them se do ti përmbahet ligjeve dhe kodit dhe nuk do të lozë me një procedurë të tillë, e cila damkos zgjedhjet, institucionin e administrim të tyre, pa filluar."

Ndaj dhe ne do të paraqesim të gjithë dokumentet për regjistrim në KQZ, siç na takon. Dorëzojmë edhe vendimin, i cili në kohën që nuk është bërë rekursi, është në fuqi plotësisht, vendimi i gjykatës së faktit. Normalisht duhet të jetë i vetmi vendim, nuk shqyrtohen kurrë në Apel këto vendime."

"Ka një debat të ligjshëm se, si do të procedojë PD-ja në këto rrethana të krijuara, cila do të jetë qëndrimi i saj, qoftë gjatë zgjedhjeve, qoftë për zgjedhjet, ndaj qeverisë dhe përpjekje të tjera të veglave të Ramës, që me vulën e Ramës të mendojnë se ne mund të shantazhohemi."

"Është një moment ky për çdo demokrate e demokrat, të dënojë aktin e tyre të shëmtuar, jo vetëm ndaj PD-së, por të shëmtuar ndaj çdo shqiptari që beson në lirinë dhe pluralizmin. Vendimi i Edi Ramës për të marrë vulën dhe flamurin e PD-së për llogari të Alibashës dhe Lulzim Bravës ka ngjallur një neveri të madhe tek të gjithë qytetarët shqiptarë."


"Është një vendim që merret vetëm në diktatura, një vendim që nuk e merr kurrë një vend i lirë, është një akt antikushtetues, antidemokratik për të përjashtuar opozitën nga zgjedhjet. Por opozita është më e fortë se kurrë. Ndaj me këtë rast, unë i bëj thirrje çdo demokrati, demokrateje që mund të ketë patur edhe dyshimin, kundërshtinë apo lëkundjen më të vogël, të dënojë aktin e Edi Ramës për të konfiskuar vulën e PD-së."


"Të dënojë vetëposhtërimin e veglave të tij, Basha-Brava të cilët dëshmojnë se janë skllevër të aferave të tyre dhe për këtë shkak nuk njohin asnjë lloj kufiri në aktet e vetëposhtërimit të tyre."


"PD mirëpret me shumë kënaqësi kontributin dhe mbështetjen e çdo deputeti të kësaj partie, përveç binomit Basha-Brava, të çdo anëtari të kësaj partie, sikundër thekson se as me Ramën, as me veglat e tij, as nga veglat e tij nuk mund të shantazhohet kurrë. Janë të mjerë ata që mendojnë se me plaçkën e Edi Ramës mund të sulmojnë, intimidojnë apo mund të bëjnë presion ndaj PD-së."


"Gjithçka do të vendosë elektorati shqiptar. Por të gjithë ata të cilët nuk gjejnë forca të dënojnë këtë akt të pashembullt në historinë e një vendi të lirë, i këshilloj të gjejnë forca të shkojnë të takojnë elektoratin e atyre, të dëgjojnë fjalët e atyre që i kanë votuar. Ndoshta edhe të ju kërkojnë ndjesë, edhe të sqarohen me ta. Jam i bindur se ky do të ishte një akt që do ti ndihmonte ata për të gjetur rrugën e të vërtetës. Faleminderit!"

Të fundit