Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nga SPAK: Dumani kriminel kushtetues! Amnistoi ministra që bënin pazare me kartelet e drogës

Berisha nga SPAK: Dumani kriminel kushtetues! Amnistoi ministra që

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur paraditen e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme, SPAK në zbatim të masës "detyrim paraqitje" të caktuar nga gjykata për dosjen "Partizani".

Jashtë ambjenteve të SPAK, në një prononcim për gazetarët Berisha ka ngritur akuza ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani se ky i fundit përdor detyrën për të bërë pazare për interesa personale

Sipas Berishës, Dumani Amnistoi ministra që bënin pazare me kartelet e drogës. Ai thotë se kreu i SPAK ka mbrojtur Taulant Ballën, bashkë me kreun e qeverisë Edi Rama në pazaret që këta të fundit kanë bërë me organizata kriminale. 

Berisha ka ngritur akuza edhe ndaj Ulsi Manjës, teksa thotë se ky i fundit merrte kostume nga bandat dhe çanta ‘Louis Vuitton’ se i duheshin për zonjën, ndërsa Rama i firmosi bashkëshortes së Altin Hajrit hotel me 8 kate dhe për të gjitha këto SPAK nuk merr guximin të hetojë.

Berisha: Altin Dumani po shkulte leshrat, po qante dhe bërtiste sepse u bënë pluhur përpjekjet e tij puçiste antikushtetuese për të zgjatur mandatin.

Ky kriminel kushtetues përdori detyrën, besimin dhe ligjin për të bërë pazare për interesa personale.
Ky kriminel kushtetues amnistoi ministra që bënin pazare me kartelet e drogës, Taulantin që zbatonte porositë e Suelit për të arrestuar kundërshtarët e bandës së Suelit.

Taulantin, që urdhërohej nga Çela për të liruar terroristët që vendosën nën shalën e biçikletës së Lulzim Kullës tritolin.
Bënte pazare me krimet e Uluziut, që merrte dy kostume të bukura nga Altin Hajri dhe që kërkonte nga banditët dhe trafikantët

500 mijë euro dhe çantën Louis Vuitton se i duhej për zonjën. Pazare me Edi Ramën sepse e nxori Olsin të panjohur, në një kohë kur Olsi ishte absolutisht në krye të organizatës kriminale të grupit të Xibrakës që drejtohej nga Hakmarrja për Drejtësi.
Po edhe ajo e Geron Meçes, e dini ju atë, që Geron Meçe i thoshte këtij Daniel Shimës se ABS-ja është Fangu dhe se te tenderat ndërhyn vetë Zonja e Parë, zonja Basha.

Të fundit