Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nga Vlora: Rama kalon nga sheshi në shesh me fjalor banal, iu flet shqiptarëve si qenie inferiore

Berisha nga Vlora: Rama kalon nga sheshi në shesh me fjalor banal, iu flet

Nga Vlora, kryedemokrati Sali Berisha tha se shqiptarët kanë dy alternative më 14 maj dhe një prej tyre është përballja me regjimin Rama.

Berisha tha se Rama kakon nga njëri shesh i qytetit në tjetrin me një fjalor banal dhe iu flet shqiptarëve si qenie inferiore. Kryedemokrati tha se Rama ka mashtruar për 8 vite qytetarët e Shqipërisë, ka boshatisur Vlorën dhe ka rrëmbyer të gjitha pushtetet.

“Shqiptarët këto ditë përballen me dy alternativa. Njëra është alternativa jonë e cila ka në epiqendër qytetarë të parë të zgjedhur në mënyrën më transparente. Njerëz të cilët kanë përgatitur programet më të mira, me të cilat synojnë lehtësimin e madh të barrës fiskale.

Synojnë përmirësimin e ndjeshëm të shërbimeve, synojnë  transparencë në përdorimin e të ardhurave, përkujdesje të ndershme, të barabartë për të gjithë qytetarët në territorin e bashkisë.  Synojnë krijimin e vendeve të reja të punës, mbështetjen e grave, vajzave, të rinjve, suksesin e biznesit të tyre.

Çfarë keni dëgjuar ju, të dashur vlonjate dhe vlonjatë, shqiptare dhe shqiptarë nga kandidatët e mafias së Edi Ramës, çfarë keni dëgjuar nga Edi Rama i cili kalon nga sheshi në shesh me një fjalor banal prej halabaku, i cili u flet qytetarëve shqiptarë si qenie inferiore sikur nuk janë njerëz me formimin e tyre, me ndërgjegjen e tyre shoqërore, me problematikat e mëdha, por flet me fjalë banale, përdor të gjitha termat.

Nuk e bën pa qëllim. Ai ka mashtruar qytetarët 8 vite dhe e din se mashtrimet nuk i ecin më. Ai ka varfëruar qytetarët. Ai ka boshatisur Vlorën dhe Shqipërinë. Ai ka rrëmbyer të gjitha pushtetet dhe asgjësuar lirinë dhe të drejtat reale të qytetarëve shqiptarë. Ai ka krijuar kushte të llogaritura për largimin e shqiptarëve nga Shqipëria.

Pra, ai para shqiptarëve nuk mund të dalë as të japë llogari. Dhe mendon e beson se me fjalor vulgar, banal, të turpshëm do të arrijë që qytetarët të harrojnë problematikat e tij dhe të merren me fjalorin e tij. djallëzor, banal është ky. Po Edi Rama për çdo shqiptar të ndershëm, për çdo biznesmen të ndershëm, për çdo fermer të ndershëm, për çdo të ri, për çdo qytetar, për çdo atdhetar, është armik dhe vetëm armik”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit