Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Një grup lakenjsh kalojnë nga studio në studio për t’ua errësuar të vërtetat qytetarëve

Berisha: Një grup lakenjsh kalojnë nga studio në studio për

Kreu i PD, Sali Berisha akuzon kryeministrin Rama se po përdor disa analistë për t’ua errësuar të vërtetat qytetarëve nëpër studio televizive.

“Jetojmë në një monizëm në të cilin asnjë e drejtë e juaja nuk është më e garantuar. Shikoni çfarë bëhet, se çfarë velloje e zezë mediatike mbulon qytetarët. Një grup lakejsh të paguar kalojnë nga studio në studio vetëm për të mashtruar ju, për tu zbehur dhe errësuar të vërtetën, gjithçka në emër të tij.

Shtriga e këtij muaji ishte Allison Guerriero, sepse ajo kishte denoncuar në FBI dhe e pranoi, partnerin e vet tradhtar të vendit të vet dhe Edi Ramën, kryeministrin më të korruptuar që mund të ekzistonte, thotë ajo. Propaganda e tyre e tëra e përqendruar se si ta përshkruanin Allison, sikur e kishin njohur, sikur kishin punuar me të, me ngjyrat më negative.

E them këtë se çfarë bëhet për të errësuar të vërtetat qytetarëve. Çfarë bëjnë për relativizmin e të vërtetave, është mohimi i të vërtetave, është doktorina e mohimit të të vërtetave. Ndaj dhe ne duhet të bëjmë gjithçka me çdo komshi, mik, socialist të debatojmë, të disktutojmë për këto të vërteta.

Sot kam marrë një mesazh, nga dreka, jam socialist më thoshte, kam votuar 32 vite, por do të jap fjalën se nuk do ta votoj më kurrë këtë njeri. A votohet një njeri si ky, po ky është armik i çdo njeriu. Nuk ka ky ndjenja, nuk ndjen asgjë”, tha Berisha gjatë takimit me drejtues të degëve 2 dhe 5 në Tiranë.

Të fundit