Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha njofton pjesëmarrjen në grupin parlamentar, reagon Bardhi: Përdhosje e dinjitetit të çdo deputeti

Berisha njofton pjesëmarrjen në grupin parlamentar, reagon Bardhi:

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka reaguar pasi ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se do të marrë pjesë nesër në mbledhjen e grupit parlamentar, ndonëse nuk kishte një ftesë për të.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se askush nuk duhet t’i imponohet apo injorojë mendimin e Grupit Parlamentar, pasi sipas tij kjo është përdhosje e dinjitetit të çdo deputeti.

Ai shton se janë deputetët ata që cilët duhet të vlerësojnë nëse një i shpallur nongrata nga SHBA duhet të jetë pjesë e grupit

“Një parti ku nuk respektohet vullneti, qëndrimi dhe vlerësimi i Grupit Parlamentar është parti personale, por jo demokratike. Askush nuk duhet ti imponohet apo injorojë mendimin e Grupit Parlamentar, kjo është përdhosje e dinjitetit të çdo deputeti.

Deputetët duhet të kenë të drejtë pa asnjë kompleks apo presion të bëjnë vlerësimin e tyre nëse një person i shpallur nongrata nga SHBA duhet apo jo të jetë pjesë e grupit. Deri atëherë askush nuk mund të imponohet.

Çdo sjellje tjetër që i imponohet me kokëfortësi grupit parlamentar, pa pyet dhe duke e injoruar atë, është e papranueshme dhe jo demokratike”, shkruan Bardhi.

 

Të fundit