Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha ‘non grata’, Gjekmarkaj: Ka momente që ndihem i turbulluar; Një pjesë e madhe e PD është partia e tij

Berisha ‘non grata’, Gjekmarkaj: Ka momente që ndihem i

Nënkryetari i Kuvendit, njëherësh deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj ka komentuar në emisionin ‘Politiko’ në Top Neës sërish qëndrimin e tij pas shpalljes së Sali Berishës ‘non grata’ nga SHBA.

Sipas tij, ky fakt është problem shumë i madh që të rri para sepse sipas tij po ndikon shtetet tjera.

“Ka momente që ndihem i turbullt. Shoh që ka njerëz të qartë dhe pa dilema. Berisha non grata nga SHBA është problem shumë i madh që të rri para se po ndikon shtetet tjera.

Është beteje kulturore që PD s’duhet ta kishte bërë kurrë, Basha nuk e bëri. Nuk pat proces politik për të përkufizuar berishizmin, dhe defektet që lidhen me të. Kjo s’ka për tu bërë në PD me gjasë”, thotë Gjekmarkaj.

Ai thotë se nuk ka më kontakte me Berishën, ndërsa PD sipas tij është partia e Berishës.

Jo nuk kam kontakte, kam patur dikur se kam harxhuar disa vite jetë duke mbrojtur të djathtën, zotin Berisha. Kur u shpall non grata doja mos të ishte e vërtetë, u ndjeva keq. Është fakt politik i pashmangshëm.  

Një pjesë e madhe e PD është partia e Berishës. Ai po sillet me të si do vetë. Unë do jem gjithmonë te e djathta, është histori personale, familjare, shkollimi. 

Në optikën time Berisha nuk përdori e nuk u investua te bashkimi , por rrafshimi. Berisha ka treguar se bën opozitë agresive. Po bën opozitën e tij, krijon lajme, është aktiv dhe ka një parti pa vulë e bllokuar nga gjykata. Ka një popull pa parti dhe një parti pa popull”, thotë Gjekmarkaj.

Të fundit