Flash News

Ditari i Opozitës

Doli kundër Reformës Zgjedhore dhe Territoriale, Gjekmarkaj në ‘Politiko’: Gjykova fenomenin me votë

Doli kundër Reformës Zgjedhore dhe Territoriale, Gjekmarkaj në

Dy deputetë të Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj dhe Tomor Alizoti votuan pasditen e djeshme kundër përbërjes së Komisionit Parlamentar për Reformës Zgjedhore dhe Reformën Territoriale.

Të dy deputetët i janë bashkuar votave kundër të grupit të kryedemokratit Berisha, duke kundërshtuar përbërjen që Enkelejd Alibeaj dorëzoi në Kuvend.

Por si e argumenton këtë qëndrim Gjekmarkaj? I ftuar në një intervistë në emisionin ‘Politiko’ në Top Neës, Gjekmarkaj thotë se nuk ka mbajtur anën e asnjërës palë në PD, por ka gjykuar fenomenin me votë.

“Procesi për zgjedhjen e presidentit ma mbushi mendjen shumë më tepër se Rama nuk i ka seriozisht negociatat me opoziten dhe përpiqet ti përdorë për diversion duke parë gjendjen e opozitës.

U përpoq t’ia dalë me procesin e presidentit, duke na futur në grackë, Do doja që në këto komisione të ishte e përfshirë edhe opozita sepse janë dy beteja madhore. reforma territoriale në 2015 i dha fitore Ramës.

Është e lehtë të luash me diversionin në opozitë. Në rastin konkret me votën kundër përfaqësoj veten time.  Duke parë situatën kam preferuar të jem jashtë grupeve. Në rastin konkret, nuk kam zgjedhur të deklarohem as më Alibeajn apo Berishën, por gjykova fenomenin me votë”, tha Gjekmarkaj.

Të fundit