Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha "non-grata", Ristani: Ka përgjegjshmëri të ruajë partinë, Minxhozi: PD viktimë e një rotacioni të mbyllur

Berisha "non-grata", Ristani: Ka përgjegjshmëri të

Në nisje të punimeve të parlamentit të ri, një nga temat më 'të nxehta' që diskutohet është rikthimi ose jo në Kuvend i ish-kryeministrit Sali Berisha të shpallur 'non-grata' nga SHBA-ja.

Ish-sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha e ka atë përgjegjshmëri sa të ruajë partinë.

"Kemi të bëjmë me një nga politikanët më të regjur dhe llogaritë i bëjnë shumë më mirë se të tjerët. Nuk është që ka shenja të dukshme për një veprim që do shkaktojë 'ëoë'. Më është kujtuar këto kohë shpesh partia dhe Lenini të pandarë, kur themi partia themi Lenini dhe kur themi Lenini themi partia. Dhe kjo u moderua pak gjatë këtyre viteve, u vu në diskutim Shqipëria para partisë apo partia para Shqipërisë. Unë jam për Shqipërinë para partisë, për individin para partisë. Berisha ka përgjegjshmëri për ta ruajtur partinë dhe shpresoj të bëjë një veprim që do ndikojë për mirë në PD jo për keq", është shprehur Ristani.

Analisti Skënder Minxhozi theksoi se çështja 'non-grata' e Berishës mban peng dhe të kyçura shumë çështje me rëndësi në parti. Sipas tij, sot PD-ja është 'viktimë e një rotacioni të mbyllur'.

“Problemi i qëndrimit të një partie të madhe si PD ndaj kryetarit historik është çështje modeli, çështje projektimi qëndrimi ndaj të shkuarës së vet, ndaj një trashëgimie të gjatë dhe shumë komplekse, ndaj një figure që është dominante në parti dhe kjo do të përbëjë shtratin mbi të cilin do të ecin shumë çështje. Edhe mungesa e mbajtjes së një qëndrimi mund të jetë një qëndrim mes rreshtash. PD sot është viktimë e një rotacioni të pambyllur. Berisha kurrë nuk iku, Basha kurrë nuk erdhi", tha Minxhozi.

Të fundit