Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Nuk do të ketë më zgjedhje në Shqipëri pa votën e Diasporës

Berisha: Nuk do të ketë më zgjedhje në Shqipëri pa

Kreu i PD-së, Sali Berisha, është zotuar para shqiptarëve të Diasporës, se nuk do të ketë më zgjedhje në Shqipëri pa votën e tyre.

Në bashkëbisedim me emigrantët në Zelandën e RE, Berisha tha se Shqipëria është i vetmi vend i Ballkanit ku emigrantët nuk kanë të drejtë të votojnë. Kryedemokrati tha se bashkë me Diasporën që të kenë të drejtën për të votuar kandidatin e tyre.

“Sot iu garantoj se nuk do të ketë më zgjedhje në Shqipëri pa votën tuaj. Është një detyrim kushtetues për shtetin shqiptar. Nuk ka emigracion nga vendet e Ballkanit që nuk voton përveç atij shqiptar. Nuk ka emigrant nga vendet e BE që nuk i voton përveç atij shqiptar. Zotëria e tij kërkon të përdorë disa formula që përdorin në një vend për emigracionin e shekullit të 19. Dhe këtë në nuk do ta pranojmë. Do të luftojmë së bashku me ju për parimin sipas të cilit çdo shqiptar kudo që ndodhet të ketë të drejtën e votës për forcën politike që do dhe kandidatin që dëshiron në qarkun rrethin nga i cili ai është larguar. Ky është parimi që do ndjekim”, tha Berisha.

Të fundit