Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Nuk pres asgjë nga gjykatat, por nga qytetarët e vendosur në mosbindje civile

Berisha: Nuk pres asgjë nga gjykatat, por nga qytetarët e vendosur

Berisha: Ky është një nga aktet më të shëmtuara, më antidemokratiket.

Aq sa kam pritur nga Gjykata Kushtetuese, unë nuk kam pritur, unë kam menduar se do e fuste në kalendat e procedurës, por nuk më shkonte mendja se do mashtronte publikun, do rishkruante Kushtetutën në mënyrën më bandistike, më pa moral, do e shpallte pakicën me të drejtë të kushtëzuar. Kjo ishte fundi i tyre.

Kështu që nuk pres ndonjë gjë tjetër. Çdo gjë që pres, unë e pres nga qytetarët e vendosur në këtë mosbindje.

Ne jemi para alternativës për votën e lirë, para fitores së sigurt, atëherë ne do ngrihemi.

Ky është i gjithë mendimi i Sali Berishës. Ne nuk duhet të kemi shpresë te këto organe që janë sot degë më e verbër e ekzekutivit në Shqipëri dhe që janë të njëjta në verbërinë e tyre me ato të diktaturës komuniste.

 

 

Të fundit