Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha paralajmëron protesta: Revolucioni do nisë shumë shpejt, shoqëria shqiptare po zien

Berisha paralajmëron protesta: Revolucioni do nisë shumë shpejt,

Lideri i opozitës paralajmëroi se protetstat do të nisin shumë shpejt. Sipas Sali Berishës, revolucioni është zgjidhjia e vetme në situatën që gjendet vendi. Në të kundërt, theksoi ai, Shqipëria shkon drejt një dezintegrimi social të plotë.

Më tej shtoi se moslejimi i vendimit të gjykatës që parashikon ndryshimet e bëra në PD dhe Berishën si kryetar, është akti më armiqësor ndaj demokracisë.

“Ky vend ka vetëm një zgjidhje dhe ajo zgjidhje është revolucioni. Si e vetmja zgjidhje. Unë jam i sigurt që do fillojë në një hark të shkurtër, përgatitjet po bëhen. Shoqëria shqiptare po zien.

Përpjekja e tij antikushtetuese, antidemokratike duke mbajtur peng vendimin e gjykatës, mos lejimin e regjistrimit të vendimit në regjistër është akti më armiqësor ndaj demokracisë shqiptare që mund të ketë ndodhur.

Jemi të gatshëm më shumë se kurrë për t’i dhënë përgjigjen që meriton. Ne ekzistojmë në përputhje me ligjet. Kemi një vendim gjykate, të cilin nuk mund ta ndalojë kurrë kush të regjistrohet përveç Ramës, i cili është një bastard i xhelatëve të tij. Sot ky mendon se mund të ekzekutojë pluralizmin”, tha Berisha.

 

Të fundit