Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Asgjë nuk e ndal vullnetin shumicës

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Asgjë nuk e ndal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar tjetër protestë, por nuk ka dhënë një datë të caktuar.

Nga selia blu, Berisha deklaroi se asgjë nuk mund ta ndalë vullnetin e shumicës, duke theksuar se janë përpunuar lista në bazë të të cilave janë ndaluar dhe arrestuar demokratë që nuk kanë kryer asgjë për të qenë përgjegjës. Berisha ka hedhur akuza mbi Bashën për një bashkëpunim me kryeministrin Rama.

“Prania jonë këtu është një zotim se asgjë nuk mund të pengojë dhe ndalojë konsolidimi e pluralizmit politik në Shqipëri. Asgjë nuk mund të ndalojë mbizotërimin e vullnetit të shumicës në këtë vend. Se asgjë nuk mund të pengojë këtë nocion paqësor në organizimin objektivave historike të tij. Dua të shpreh solidaritetin tim, mirënjohjen e pakufishme, ndaj demokratëve që u arrestuan mbrëmë me listat e dala nga ai që shqiptarët po i thonë jo lulzim po lul zi. Në një bashkëpunim të ethshëm me narkopolicinë e Tiranës. Pas përfundimit të protestë janë formuluar lista dhe janë arrestuar e ndaluar demokratë q nuk kishin kryer në mënyrë absolute asnjë lloj ak,ti për të cilin duhet të bëhen përgjegjës. Kjo është një histori tjetër turpi e Lulzim Bravës, e bashkëpunimit të tij me Edi Ramën. Protesta e radhës i siguroj demokratët se do të mbahet, por gjithçka do të jetë në funksion të interesit të tyre. Dhe kur të gjykohet koha e përshtatshme. Kjo është selia e PD-së, ata që mendojnë se ose pranojnë për kryetar të PD-së, kryetar i emëruar nga Edi Rama me policë, bëjnë një hap destabilizues për Shqipërisë”, deklaroi Berisha.

Të fundit