Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha paralajmëron Ramën: Tani fillon faza e dytë e revolucionit, vetëm aksion. Mesazhi për shqiptarët

Berisha paralajmëron Ramën: Tani fillon faza e dytë e

Kryedemokrati Sali Berisha paralajmëroi Edi Ramën se do të përballet me fazën e dytë të revolucionit.

Berisha tha se do të ketë vetëm aksion, duke iu bërë të qartë shqiptarëve se liria fitohet vetëm me sakrifica.

Sipas Beriëshës, Shqipëria nuk shpëtohet me deklarata.

“Fillon faza e dytë e revolucionit, përballja me këtë armik, me këtë pushtues që ushtron gjenocid mbi Shqipërinë dhe shqiptarët. Koha në fton: aksion, aksion dhe vetëm aksion. E keni të qartë se liria na fton: sakrificë, sakrificë dhe vetëm sakrificë.

Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, Shqipëria nuk shpëtohet me deklarata. Shqipëria shpëtohet me revolucion. E shpëtojnë guximtarët, ata që e duan, ata që i dalin zot, e shpëtojnë ata si ju, që jeni të gatshëm të përballeni ballë për ballë, dhëmb për dhëmb me fundërrinat e regjimit të vjetër, me Edi Ramën, këtë bir xhelati që urren qenien shqiptare, që urren liritë e shqiptarëve, që urren dinjitetin e shqiptarëve”, u shpreh lideri i demokratëve.

 

Të fundit