Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Partia Demokratike do depozitojë ligjin për dyfishimin e rrogave të ulëta si akt i parë

Berisha: Partia Demokratike do depozitojë ligjin për dyfishimin e

Në deklaratën e tij para mediave në selinë blu, Sali Berisha denoncoi aktin e turpshëm të kryeministrit Edi Rama, ku përdor qindra milionë eurove për qëllime elektorale.

Ai u shpreh se Partia Demokratike do të depozitojë në Parlament ligjin për dyfishimin e rrogave të luëta si akt i parë.

"PD denoncon të turpshme, antiligjore, antikushtetuese përdorimin e qindra milionë eurove për qëllime elektorale nga Edi Rama. Garantoj qytetarët se jo dyfishimi i rrogave, por trefishimi do jetë objektiv numër një i qeverisjes së PD."

"Por rritjet e rrogave, në asnjë vend të lirë, nuk bëhen para zgjedhjeve, para votimit të qytetarëve.Ai që bën një akt të turpshëm është një kriminel elektoral, një bandit i vërtetë, një mashtrues ordiner. Pagat e ulëta duhet të dyfishohen dhe ne i garantojmë të gjithë punonjësit që pagat në të gjithë piramidën shtetërore do dyfishohen."

"Por këto akte nuk merren kurrë me qëllim për të ndikuar votën e qytetarëve. Thirrja e tij për rritjen e rrogave të ulëta është një demagogji, pasi ajo nuk bëhet me vullnet, ajo është një thirrje thjesht propagandistike. PD do depozitojë në parlament ligjin për dyfishimin e rrogave të ulëta si akt i parë."

"Ky ligj do jetë i detyrueshëm për çdo institucion të këtij vendi, për çdo sipërmarrje të këtij vendi. Ne këto veprime nuk i bëjmë për propagandë, ne i bëjmë se kemi bindje se një ndëshkim madhor më kryesor i këtyre 9 viteve ka qenë ngrirja e rrogave dhe pensioneve, de facto ulja e frikshme e tyre për shkak të inflacionit."

 

Të fundit