Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: PD ka forumet e saj ku anëtarët mund të shprehin kritikat e tyre

Berisha: PD ka forumet e saj ku anëtarët mund të shprehin

Takimi mes Ervin Salianjit, Ilir Alimehmetit dhe demokratëve të tjerë, u bë kryefjalë e disa mediave të cilat e raportuan si një ‘lëvizje’ të re brenda partisë.

Berisha deklaroi se çdo anëtar i partisë është i hapur për të biseduar me të dhe për të shprehur mendime e opinionet e veta.

Kryedemokrati tha se PD si çdo forcë tjetër politike ka aktivitetin e saj brenda forumeve.

“Kjo parti ka forumet e veta, ku çdo anëtar drejtues e mbështetës është i ftuar të shprehë lirisht çdo mendim. Natyrisht, nuk kam ndërmend t’i them asnjë njeriu që mendimet të mos i shprehë publikisht në mediat e qeverisë apo ku të duan.

Por normale në një parti është që mendimet, propozimet e opinionet të shprehen brenda forumeve të partisë. Kam pritur, po. Kanë ardhur vetë, s’kam thirrur asnjë prej tyre. Kam biseduar, e kam thënë dhe e e them që janë personalitete të çmuara të PD. Por PD si çdo forcë tjetër politike ka aktivitetin e saj brenda forumeve”, tha Berisha.

 

Të fundit