Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Pas zgjedhjeve të 6 marsi, do t'i rikthehemi betejës për selinë e PD

Berisha: Pas zgjedhjeve të 6 marsi, do t'i rikthehemi betejës

Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se do të vazhdojë beteja për selinë e PD, pas zgjedhjeve të 6 marsit.

I ftuar në Syri tv, Berisha tha selia dhe logo e PD nuk i përket Lulzim Bashës, por demokratëve.
"Çdo demokrat e sheh si një logo të burgosur dhe nuk është gjë tjetër veçse një motiv për ta çliruar sa më parë. Ne betejën dot a vazhdojmë, ju garantoj, revolucioni nuk ndalet.

Por këto 45 ditë revolucioni përqendrohet tërësisht te vota dhe ne po shkojmë drejt votës. Ne do t'i rikthehemi, selia është e jona, logoja është e jona", u shpreh Berisha.  

 

Të fundit