Flash News

Ditari i Opozitës

Aksioni opozitar, Berisha: Deputetët të vendosur për sakrificë sublime, Parlamenti t’u kthehet qytetarëve

Aksioni opozitar, Berisha: Deputetët të vendosur për

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me simpatizantët në Durrës nga ky tha se Parlamenti do t’u kthehet qytetarëve.

Kryedemokrati deklaroi se kanë vendosur për sakrifica sublime që Parlamenti të jetë i qytetarëve dhe të zbatohet Kushtetuta.

“Çfarë ndodh në parlament? Ka një muaj që ne, deputetët tuaj, për ju, për votën tuaj, për idealet tuaja, kemi filluar protestën, sepse ne, jashtë çdo lloj imagjinate, ky horr i shtetit, nuk na lejon të paraqesim ligje. Ky kriminel nuk na lejon krijimin e komisioneve që Kushtetuta e ka me ligj.

Po pse nuk lejon? Sepse e shoqja ka ndërtuar pallatin 5-katësh pa asnjë faturë tatimore, bankare apo tatimore. Zonja e parë, e dytë apo e tretë si quhet tani. Pse nuk na lejon? Se e shoqja e saj shkon dhe punësohet në ABI Bank në bord, ndërkohë që ligji e ndalon.

Pse nuk na lejon? Sepse ndërton sarajet në Surrel me 57 metra të gjata, në një kohë kur kishte deklaruar në ILDKP gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë. Dhe kur filloi kontrollin Zana Xhuka, e përjashtoi nga puna, e nxori nga puna në thyerje të Kushtetutës.

Po çfarë thoni ju demokratë? Të ulim kokën ne? Kurrë! Ose do e hetojmë atë, ose nuk ka paqe në parlament.

Parlamenti do u rikthehet qytetarëve vetëm kur Kushtetuta të zbatohet aty. Deputetët e parlamentit janë të vendosur për sakrificë sublime njëlloj si në vitin 1991, qytetarët e Durrësit bënë copa këtu përmendoren e Enver Hoxhës, në Shkodër të Stalinit, njësoj si Kavaja që përmbysi diktaturën”, tha Berisha nga Durrësi.

 

Të fundit