Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha për Alibeajn: I emëruar nga Gaz Bardhi, ai në detyrë është "nul"

Berisha për Alibeajn: I emëruar nga Gaz Bardhi, ai në detyrë

Sali Berisha pas votimit për kandidatët e Këshillit Kombëtar të PD-së, foli për mediat ku komentoi sërish Enkelejd Alibejan dhe cilësoi si “nul” detyrën e tij si kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së.

Kuvendi Kombëtar i PD-së, shkarkoi sot Alibeajn nga detyra, ndërsa për emrin e ri të kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha tha se do të ndiqen procedurat nga një grup ekspertësh.

“Sot u mor një vendim ndaj personit të emëruar nga Gaz Bardhi dhe ai në detyrë është “nul” për këtë Kuvend. Procedurat ligjore do ndiqen dhe do jetë grupi i ekspertëve që do përcaktojë emërimin e kryetari të grupit. Duhet të jetë një nga nën kryetarët të partisë. Emër nuk kam se varet kush do votohet. Kryesia e partisë zgjidhet para 22 majit. Kuvendi i shtrin jetëgjatësinë Komisionit deri në konstituimin e PD,” - tha ish kryeministri Berisha.

Të fundit