Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha për arrestimin e drejtorit të Ujësjellësit: E denoncova në 2019, vodhi shtëpinë e Benzema

Berisha për arrestimin e drejtorit të Ujësjellësit: E

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas arrestimit të drejtorit të Ujësjellësit të Kurbinit, Alfred Prodani për llogari të INTERPOL pasi ishte i kërkuar në Spanjë.

Prodani, i emëruar drejtor në vendin tonë, ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata Coruna/Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti-ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Berisha në një postim në facebook kujton se rastin e Prodanit e ka denoncuar që në 2019-ën, si një nga autorët e vjedhjes së shtëpisë së yllit të Real Madridit, Karim Benzema.

Postimi i Berishës:

Administrate me hajdute dhe kriminele!

Alfred Prodani, drejtori i ujesjellesit Laç arrestohet per 40 vjedhje e grabitje me dhune dhe ekstradohet ne Spanje.

Me dt 12.11. 2019 qytetari dixhital e denoncoi ate.

Qytetari digjital:

“Dua te them dicka ce ta besh mediatike ce Drejtori I ujesjellesit te lacit alfred Prodani asht arrestuar sot ne ore 10 te paradites nga interpoli per vjedhje grabitje me dhunë ne Spain ai ndodhe paraburgumit ne Tiranë pritet te ekstradohet, naten e mir zoti te rujt.”

Të fundit