Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha për "Open Balkan": Projekt rus! Rama me një foto e bëri Kosovën pjesë të Serbisë

Berisha për "Open Balkan": Projekt rus! Rama me një foto e

Kryedemokrati Sali Berisha foli edhe për nsimën e “Ballkanit të Hapur”.

Berisha theksoi se nisma në fjalë u nis si një ide e Novi Sadi në Serbi për t’u pasuar më pas me një ndryshim të emrit e për ta kthyer atë në “Ballkanin e Hapur”. Berisha tha se ditën e Samitit në Novi Sad, Vuçiç ka paraqitur një hartë në të cilën qartazi Kosova përfshihej në territoret serbe.

"Ballkani i Hapur u themelua në Novi Sad si Mini Shengen. Një aleancë trilateriale. Harta që u paraqit atë ditë nga Vuçiç, Rama e Zaev paraqiste Kosovën haptazi pjesë të territorit të Serbisë. Këtë hartë e kritikoi në Facebook-un e tij edhe Edi Rama dhe më vonë tha se ma publikuan gabimisht asistentët. Ky projekt sipas Vuçiç disa ditë pas Samitit të Novi Sadit, u quajt Jugosllavia e vjetër plus Shqipëri. Kjo do të thotë rikthim te doktrina se Ballkanin e stabilizon hegjemonizmi serb", tha Berisha. 

 

Të fundit