Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha për përmbytjet: Do të bëhet gati dosja për ndjekje penale

Berisha për përmbytjet: Do të bëhet gati dosja për

Kreu i PD-së Sali Berisha, i pranishëm në Shkodër, paralajmëroi se do të përgatisë dosje për të çuar para drejtësisë penale përgjegjësit për situatën e përmbytjeve.

Berisha tha se qeveria vepron me vjedhjen e energjisë njësoj si me krimet, vjedh dhe thotë se nuk punon sistemi. Krydemokrati u shpreh se do të paguajnë për dëmet që i shkaktuan banorëve, pasi digat u hapën pa njoftuar bashkinë.

“Ka disa parime në qëndrimin ndaj fatkeqësive natyrore. Këto parime janë të konvertuara në ligje. Ka një ligj bazë se si administrohet kaskada. Ky ligj bazë është asgjësuar totalisht nga qeveria për shkak të vjedhjeve. Ligji thotë se zbrazje nuk mund të bësh nëse kuota e ujit nuk ka arritur një nivel të caktuar, nëse nuk kontakton me bashkinë dhe nëse nuk bashkëpunon me meterologët. Ka një sistem shumë të mirë që tregon nivelin e ujit që do të bjerë në të gjitha zonat. Por me sistemin çfarë ndodh. Njësoj si me vrasjet. Pasi ndodh ngjarja, këta thonë sistemi nuk punoi, siç thonë edhe për vrasjet, që kamerat nuk punuan. Pastaj është edhe ligji që kush demton ai dëmshpërblen. Ka ndodhur të paguajnë ndonjëherë gjatë këtyre viteve që këta janë në pushtet? Do të bëhet gati dosja, do të çohet për ndjekje penale. Drejtësia vonon por nuk harron”, tha Berisha.

Të fundit