Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha për takimin përbashkues: Ka pasur një çarje me Bardhin, por asnjëherë përfundimtare

Berisha për takimin përbashkues: Ka pasur një çarje me

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për takimin me deputetët demokratë dhe uljen në një tryezë me Gazment Bardhin.

I pyetur nga gazetari Çim Peka lidhur me tryezën përbashkuese të opozitës, Berisha tha se në PD ka pasur një çarje me grupin e Gazment Bardhit e cila nuk mund të mohohet, por asnjëherë përfundimtare.

Berisha: Unë kam një shpjegim të tillë. Së pari në politikë nuk ka sentimente personale, por ka interesa dhe parime politike. Unë këtë kam mbajtur gjatë gjithë karrierës time dhe e quaj qëndrim më të drejtë. Së dyti, asnjëherë nuk duhet të shkelmosh kontributin e tjetrit. Të gjithë ata që supozuat apo i thatë, ata kanë qenë njerëz me kontribute në PD, mes tyre njerëz me kontribute themelore dhe në një farë mënyre ata janë kthyer tek kontributet e tyre, me të drejtë.

Së treti, tani vijmë tek rasti konkret. Nuk ka patur në rastin konkret një çarje të themi përfundimtare. Ka pasur një çarje, kjo nuk mohohet, por asnjëherë një çarje përfundimtare, sidomos me grupin që drejton Gazment Bardhi dhe që është një grup i rëndësishëm i deputetëve, si kryetar i grupit parlamentar, por edhe deputetët e tjerë, për Sali Berishën dhe PD-në ka dy persona të cilët e qartë si kristali janë vënë në dispozicion dhe shërbim të Edi Ramës dhe unë e them me bindjen më të plotë se është njëlloj sikur të ftosh Taulant Ballën në koalicion. Kjo nuk mund të ndodhë. Çimi, një opozitë e kontrolluar nga Edi Ramë është një gjëmë kombëtare.

Të fundit