Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Berisha përshëndet protestat e opozitës serbe: Rama bën më pak zgjedhje të lira se Vuçiç

Kreu i PD, Sali Berisha përshëndeti protestat e opozitës serbe të mbajtura dje para ndërtesës së Kuvendit të Beogradit, pas akuzave për parregullsi gjatë zgjedhjeve të përgjithshme fundjavën e kaluar.
Në një komunikim me qytetarët në Facebook, Berisha tha se ashtu si Vuçiç, as Edi Rama nuk bën zgjedhje të lira.
Berisha: Së pari dua të përshëndes opozitën serbe, e cila me zërin e saj po i tregon vendit, mobokratit, diktatorit të bazuar te bandat, Vuçiçit, padronit të Edi Ramës.
Ajo është një shkallë përgjegjësie ndaj vendit të tyre, ndaj vlerave të lirisë që ata besojnë.
E vërteta është dhe dua të garantoj çdo shqiptar, se Aleksandër Vuçiç nuk bën zgjedhje të lira. Por Edi Rama bën zgjedhje shumë më pak të lira se Aleksandër Vuçiç.
Vuçiç dhe Rama përdorin Bjellovukët e tyre, banditët e tyre, përdorin mediat, përdorin rrugë të paligjshme për të kontrolluar votën.
Por Edi Rama këto mjete i ka shumë më të kontrolluara se Vuçiç.
Por çfarë duhet të nxjerrim ne një mësim dhe këtu është e gjithë përpjekja ime me ju të dashur miq dhe çdo qytetar shqiptar?
Secili nga ne duhet të shtrojë një pyetje: a ka zgjedhje me Edi Ramën, dhe nëse i japim përgjigje drejt kësaj pyetje, ne i japim edhe zgjidhjen problemit.
Por nëse ne mendojmë, gabojmë se ka zgjedhje me Edi Ramën, ne veçse bëhemi bashkautorë në një farsë elektorale të shëmtuar. Veçsa firmosim grabitjen e radhës të votës së shqiptarëve nga Edi Rama.
Pra, çdo demokrat dhe opozitar, është koha e fundit të shtrojë pyetjen: a mund të bëhen zgjedhje normale me Edi Ramën? Cilido që mendon e garantoj se bën një gabim të rëndë politik të jetës së tij.
Me Edi Ramën, me makinerinë gjigante të blerjes së votës, me makinerinë e frikësimit dhe kontrollit të zgjedhjeve, me ushtrinë e terroristëve të kuq të votës siç janë patronazhistët dhe aktivistët, me gjykatat që kontrollon gjer në palcë, ata që besojnë se zgjedhjet me Edi Ramën mund të fitohen, ata bien në një utopi, ndërkohë që i bëjnë një shërbim të madh Edi Ramës.
Edi Rama njeh vetëm një gjë, nuk njeh asnjë parim, asnjë normë, nuk pyet për asnjë njeri. Dhe ata që mund të mendojnë se komuniteti ndërkombëtar mund të detyrojë Edi Ramën të ndryshojnë, mashtrojnë veten e tyre. Unë e njoh shumë mirë.
Jo komuniteti ndërkombëtar, por ju të dashur qytetarë e keni në dorë të largoni Edi Ramën. Por kjo kërkon që ne të jemi të vërtetë, të mos mashtrojmë veten se mund të ketë zgjedhje me Edi Ramën.
Nga ana tjetër, ne jemi forca politike që nuk pranojmë kurrë që Shqipëria të mos ketë zgjedhje. Pra, ne duhet të përballemi.
Opozita e Beogradit u fut në parlament sepse mobokrati i Serbisë u grabiti votën.
Opozita shqiptare duhet të largojë me të gjitha mjetet e mosbindjes civile armikun më të egër të tyre dhe të lirisë së tyre.
Unë besoj se kjo është rruga që duhet të ndjekin dhe ju garantoj se kjo rrugë është rruga e fitores.
Sali Berisha është rikthyer, është sot në krye të PD për asnjë interes të tij personal, absolutisht. Është kthyer me një qëllim, që opozita të fitojë, që vota e tyre të mos dhunohet më, dhe në rast se unë nuk do kisha këtë bindje, unë nuk investoja një ditë të vetme nga jeta ime.
Por unë kam bindjen më të thellë se mobilizimi ynë, se mosbindja jonë civile e përmbys Edi Ramën në mënyrën më të sigurt dhe shqiptarët votojnë pa patronazhistë, pa bandat dhe vrasësit e tyre, pa qindra milionë euro blerje të votës së tyre, pa ua ndryshuar kush qendrën e votimit siç ua ndryshoi Edi Rama 1.3 milionë votuesve.
Pra, në qoftë se jam sot këtu, në qoftë se unë vazhdoj këtë betejë, nuk do vazhdoja kurrë një betejë të humbur, nuk do vazhdoja kurrë një betejë që nuk fitohet.
Por jam i bindur se është në dorën tonë, në vullnetin tonë, në fuqinë tonë që të largojmë Edi Ramën dhe të fitojmë këtë betejë.
Kauza është e drejtë, e vërteta është në anën tonë. Nuk duhet të pranojmë kurrë këtë statuskuo që ekziston.
Të fundit
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14
Nis sot zyrtarisht, The Sun: Pse mund ky të jetë Botërori më i bukur në histori
11 Qershor 2026, 16:10