Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Po të mos plaçkiste votën, Rama s’do rrinte as 4 ditë në pushtet

Berisha: Po të mos plaçkiste votën, Rama s’do rrinte as 4

Kreu i PD-së Sali Berisha tha se Edi Rama nuk do të qëndronte as 4 ditë në pushtet, nëse nuk do të vidhte vota.

Rama tha nga takimi me banorët e Kombinatit, Astirit dhe Unazës, se Rama është një armik i shqiptarëve dhe ndaj ata ikin nga vendi. Sipas Berishës, Rama funksionon me tirani, vjedhje dhe duke sjellë varfëri.

“Po pyesin këto kohë mediat britanike dhe botërore: Ç’po ndodh me shqiptarët? Çfarë po ju vret atyre shpresën? Po ndodhin shumë gjëra. Por ajo që vret më shumë shpresën është humbja e besimit tek vota. Se shqiptarët nuk janë të pa mençur, jo, janë të mençur, por dhe ata e kuptojnë se nëse në vendin e tyre pushteti do të ndërrohej me votë, një njeri si ky nuk mund të rrinte as 4 ditë në pushtet. Por ky plaçkit votën, ndaj dhe ata ikin. Edi Rama është një armik i shqiptarëve. John Kennedy thotë një gjë shumë të drejtë. Tre janë armiqtë kryesore të njeriut: tirania, sëmundja dhe varfëria. Edi Rama operon me tiraninë, fiktivitetin e votës, vendosi pushtetin absolut, por po kaq mizore është tirania e varfërisë, e mospasjes”, tha Berisha.

Të fundit