Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha publikon “CV-në e zezë” të Gonxhes: Përmbytje, Albarent dhe Formula 1

Berisha publikon “CV-në e zezë” të Gonxhes:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërndarë në rrjetet sociale një version të ashtuquajtur “CV” të ministrit të ri të Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Blendi Gonxhe, të cilin Edi Rama e emëroi së fundmi në kabinet.

Në këtë “CV alternative”, Berisha rendit tre arsye kryesore që sipas tij kanë mundësuar ngritjen e Gonxhes në qeveri:

Përmbytja e Tiranës;
Grabitja e miliona eurove me kompaninë “Albarent”;
Projekti i pistës së Formula 1 në Elbasan, i nisur me 10 milionë euro dhe që sipas Berishës po përfundon me 230 milionë euro.

Berisha publikon “CV-në e zezë” të Gonxhes:
Pas "CV" së ministres Belinda Balluku, dhe Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, ku rreshtoheshin aferat korruptive që këta të fundit akuzohen, Berisha ka publikuar edhe "CV" e kryetarit të ri të Kuvendit të zgjedhur nga mazhoranca, Niko Peleshit. 

Sipas Berishës, “CV-të e zeza” të qeveritarëve janë një pasqyrë e korrupsionit që ka kapur kabinetin e Edi Ramës.

 

Të fundit