Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha publikon denoncimin: Të dhënat e Kadastrës janë vjedhur nga Rama, Bici sillet si bandite

Berisha publikon denoncimin: Të dhënat e Kadastrës janë

Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar në profilin e tij në Facebook denoncimin e një qytetari për Kadastrën.

Sipas denoncimit, të dhënat e Kadastrës digjitale janë hakëruar nga kryeministri Edi Rama dhe Ervin Muço. Qytetari i cili ka denoncuar rastin te Berisha thotë se drejtoresha e Kadastrës, Dallëndyshe Bici, sillet si bandite me punonjësit e saj.

Berisha dënon keqtrajtimin e punonjësve të Kadastrës dhe vjedhjen e të dhënave të qytetarëve.

Postimi i plotë:

Vazhdon vjedhja e qytetarëve, të dhënat e Kadastrës të hakeruara nga Muçot e Ramës. Pasiguri totale për titujt e pronësisë. Qindra dhe mijëra qytetarë paguajnë shumë shtrenjtë për marrjen e shërbimit me procedurë të shpejtuar, dhe nuk e marrin ndonjëherë as me procedurë të zgjatur, dhe lekët nuk iu kthehen.

Dora e zezë e Edi Ramës me Muçon e tij shktatërroi këtë shërbim që ishte model funksional, që në vitin 2013 i ndërtuar nga ekspertë shqiptarë dhe i certifikuar nga Banka Botërore, e cila kërkoi që të përdorej edhe nga vende të tjera. Por në atë kohë qeveria nuk paguante hakera, për të vjedhë të dhënat e agjencive shtetërore, siç bën Edi Rama sot.

Ndërkohë “Famoze” Bici, që për aktet e saj anti-ligjore të kryera me urdhër të Ramës meriton dekada burg, keqtrajton punonjësit pa mbështetje politike, ndërsa ata partiakë marrin rrogat pa dalë në punë.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe vjedhjen e qytetarëve nga Kadastra, keqtrajtimimin e punonjësve të ndershëm të këtij institicioni nga Bici i partisë, si dhe vjedhjen e të dhënave në sistemin e Kadastrës nga Muçot e Ramës.

Të fundit