Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha publikon faturat: Nafta në Shqipëri më shtrenjtë se në Gjermani, Kroaci e Mal të Zi

Berisha publikon faturat: Nafta në Shqipëri më shtrenjtë se

Kreu i PD, Sali Berisha ka ngritur sërish shqetësimin e qytetarëve se nafta në Shqipëri është më shtrenjtë se vende më të zhvilluara evropiane.

Berisha publikon denoncimin e një qytetari në rrjetet sociale, i cili përmes faturave tatimore tregon se ndërsa në Shqipëri nafta po shitet me 1.960 lekë, në Gjermani shitet me 100 lekë më pak, në Kroaci 1.660 lekë dhe në Mal të Zi 1.666 lekë.

Postimi i plotë:

Në Shqipëri nafta me çmimin më të lartë se në Gjermani! Kontrabanda qeveritare mban çmime stratosferike!

Lexoni mesazhin dhe shihni fotot e udhëtarit dixhital!

Mirmengjes doktor, ju uroj nje fundjave te kendshme.

Sapo kam hyre ne territorin shqiptar

Kam blere naften me te shtrenjte ne europe. Ne europe po e perkthej çmimin nga euro ne lek

Gjermani 1.850 lek

Kroaci 1.660 lek

Mal i zi 1.666 lek

Shqiperi ne rastin me te mire 1.960 lek

Praktikisht Edi Rama na vjedh 100 lek me naften me te shtrenjte se gjermania, 300 lek me shtrenjte se kroacia dhe 270 leke me shtrenjte se Mal i zi.

Tani kur vjedh votat i vjedh per te vjedhur shqiptaret. Te pakten te dalin te protestojne per çmimin e naftes qe sjell efekt zinxhir duke shtrenjtuar çdo produkt tjeter. Ju pershendes

Të fundit