Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha publikon pamjet e transformimit të Spiropalit: Kjo është ‘Metamorfoza’ e vërtetë, jo ajo e Pëllumb Gjokës

Berisha publikon pamjet e transformimit të Spiropalit: Kjo është

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një prononcim për gazetarët, ai foli për “dosjen Metamorfoza”, duke e lidhur me figura politike si Pëllumb Gjoka dhe Elisa Spiropali.

Berisha: Është vetëm fillimi. Këta kriminelë elektorale do ta paguajnë atë që u bënë shqiptarët. Dhe ata dy janë eksponentë madhorë të krimit elektoral dhe joelektoral. Unë u sugjeroj. Mos ua fshihni shqiptarëve.

Prisni pak kjo është nga libraria ime dixhitale.

Se do u bëj një pyetje unë ju. Ju lutem, tani keni dëgjuar ju për dosjen Metamorfoza? E kuptoni ju mirë. Dosja Metamorfoza i kushtohet Pëllumb Gjokës. Kurse Pëllumbesha Spirogjokën nuk e përmend kush. Tani kam unë këtu një video dhe më thoni ju, është kjo videoja më klasike e Metamorfozës apo jo?

Ishte Spiropali, u bë Spirogjoka në fund. Është kjo apo jo? Ju lutem, jepjani publikut këtë. A është metamorfozë kjo apo jo? Unë po flas për metamorfozë të plotë. Ju lutem, pse t’i biesh në qafë Pëllumbit dhe të mos i biesh në qafë Pëllumbeshës? Pse t’i thuash metamorfozë Pëllumbit dhe të mos i thuash Pëllumbeshës metamorfozë?

Ja pra zonja Maloku se cila është metamorfoza e vërtetë! Ky është ilustrimi më i përsosur i metamorfozës. Do sjell edhe metamorfozën e Lubisë, por njëherë e kemi me këtë. Se këto janë në rivalitet tani se cila do sulmojë më shumë Berishën që të zërë një pozicion. Do zënë këto atë që meritojnë.

Të fundit