Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha publikon videon me 'premtimet' e Ramës para 11 majit: Ju nguli banorëve të Thethit thikën pas shpine

Berisha publikon videon me 'premtimet' e Ramës para 11 majit: Ju

Kryedemokrati Sali Berisha, ka publikuar një video në Facebook, ku akuzon kryeministrin Edi Ramën për mashtrim dhe tradhti ndaj banorëve të Thethit.

Berisha thekson se Rama, përpara datës 11 maj 2025, ka dhënë premtime publike për mbështetje dhe investime në zonë, por menjëherë pas kësaj date, ka nisur prishjen e ndërtimeve në Theth, duke goditur drejtpërdrejt banorët vendas.

Në videon e publikuar, Rama dëgjohet të thotë:

Unë di të them vetëm aq, kaq di ta them edhe për kaq jam gati ta firmos që me investu kursimet e atjeshme këtu, te ajo shtëpia. Fundi i muajit dhe viti del shumë më mirë se me vazhdu me nejt atje.”

Sipas Berishës, kjo deklaratë u bë në një takim me banorët e zonës para zgjedhjeve dhe përmban një mesazh të qartë sigurie dhe inkurajimi për investime në turizëm dhe mikpritje lokale në Theth.

“Rama u premtoi investime, iu bëri thirrje banorëve të rikthejnë kursimet nga emigracioni në vendlindje, dhe sapo mbaroi puna me votat, u nguli thikën pas shpine. U prishi djersën, mundin dhe shtëpitë,” - thuhet në video.

Të fundit