Flash News

Ditari i Opozitës

"Skenar i përgatitur"/ Berisha: Rama asgjësoi sot Parlamentin, i shpalli luftë opozitës

"Skenar i përgatitur"/ Berisha: Rama asgjësoi sot

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur mbi seancën e sotme plenare në Kuvend e cila u shoqërua me tensione për shkak të fjalimit të ministres virtuale "Diella".

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha cilësoi zhvillimin në seancë si një “skenar të përgatitur” nga mazhoranca.

Ai e quajti miratimin e programit qeveritar për 5 minuta si një akt dhune ndaj qytetarëve dhe opozitës dhe ky akt i rëndë sipas tij duhet të ndëshkohet.

Berisha: Sot, sipas një skenari të parapërgatitur, që e lajmëroi vetë kryehorri i kombit, se vetëm ai mund të ndërmarrë një skenar dhe akt të tillë, u asgjësua në momentin e tij më solemn, momentin më të rëndësishëm të transparencës, të përgjegjësisë, parlamenti shqiptar.

Ka ndodhur që kjo organizatë kriminale që drejtohet nga Edi Rama të kalojë ligje për 5 minuta, por nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë dhe në asnjë vend, që një program qeverie, një kabinet të kalojë brenda 5 minutave siç u veprua sot.
Ky është një akt brutal dhune publike ndaj qytetarëve shqiptarë të çdo spektri që ka marrë pjesë në votim.

Ky është një akt brutal dhune ndaj opozitës dhe popullit opozitar, me të cilin Edi Rama, i cili kujtonte Fahri Balliun, Klevisit, për betejat e tij kundër nenit të agjitacionit dhe propagandës, Edi Rama një bastard i xhelatit të diktaturës që ka firmosur varjen në litar dhe ekzekutimin e njerëzve të pafajshëm, sot me një skenar të parapërgatitur ekzekutoi parlamentin, parlamentarizmin, opozitën në parlament dhe vendosi kështu rekordin më kulmor të dhunës dhe poshtërimit ndaj institucionit të parlamentit, ndaj Kushtetutës në radhë të parë, ndaj institucionit kryesor të vendit, parlamentit, dhe ndaj opozitës.

Natyrisht ky zhvillim dramatik meriton dhe duhet të marrë përgjigjen më të fortë dhe më të fuqishme.
Jo në fjalë, fjalët nuk kanë aspak vlerë, por në veprime, në veprime, në veprime.
Me aktin e tij, ai faktikisht shkelmoi, shumëzoi me zero, asgjësoi vullnetin e të gjithë shqiptarëve që morën pjesë në votim. Përfaqësuesve të atyre që votuan kundër Edi Ramës. Republikës parlamentare. Kushtetutës së kësaj republike.
Shpalli luftë të hapur, me një skenar të përgatitur, bashkë me kreun e parlamentit, që është një individ skllav i krimit dhe korrupsionit të vet dhe që tregoi se është i aftë të zbatojë çdo skenar të gatshëm që vjen nga Edi Rama dhe banda e tij.

Të fundit