Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama-Balluku shesin energjinë me çmim të ulët, shqiptarët paguajnë trefish

Berisha: Rama-Balluku shesin energjinë me çmim të ulët,

Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, se po mbushin xhepat e tyre duke zbrazur digat e vendit.

Në rrjetet sociale, Berisha shkruan se dyshja Rama-Balluku i shet energjinë me çmim të ulët operatorëve të tyre, të cilët e rishesin te kompanitë e huaja, edhe pse pasojat bien mbi shqiptarët. 

"Rama-Balluku zbrazën digat e Shqipërisë dhe ia shesin energjinë me çmim të ulët operatorëve të tyre, të cilët e rishesin te kompanitë e huaja. Në këtë mënyrë, Rama-Balluku mbushin xhepat, ndërsa shqiptarët paguajnë trefishin në pikun e konsumit!", shkruan Berisha. 

Të fundit